Sonte nga ora 20:00 ne studion numer 2 te radiojetaislame te Mitrovices, Hoxhe Besim Kurti drejtperdrejt

Sonte nga ora 20:00 nga studio numer 2 e radiojetaislame ne Mitrovice drejtperdrejt hoxhe Besim Kurti me ciklin javore te ligjeratave te tija. Ju ftojm te na ndiqni. Numrat e telefonave per telefonuesit nga Kosova jane ne Vale. 044 790 939, ose ne ipko ne 049 460 780. Per ata qe telefonojn nga jasht Kosoves ne Skype me emrin RadioJetaIslame londer, kurse ata nga Anglia ne numrin local 0203 289 0185. Pyetjet me shkrim I presim qysh nga tash me Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë ose edhe ne facebook te emri RadioJeta Islame dhe pastaj hoxha ne pjesen e fundit te emisionit per pyetje dhe pergjigjje do tu pergjigjet pyetjeve te juaja. Ju mirepresim me zemergjersi.
Dy gjysmat e një molle: Hz. Fatimeja dhe Hz. Aliu
Hz. Fatimeja ishte vajza më e vogël e Pejgamberit tonë të dashur. Ecja, qëndrimi, të folurit dhe të qeshurit e saj ta kujtonte vetëm babanë e saj. Ajo ishte e drejtë dhe fytyrëqeshur njësoj si ai. Ishte shumë e sjellshme dhe shumë e turpshme.
Pejgamberi ynë i dashur e donte shumë vajzën e tij të vogël, Hz. Fatimenë. Kur ajo hynte brenda, ai ngrihej në këmbë, e përqafonte dhe menjëherë i tregonte ku të ulej. Pastaj e përshëndeste duke i thënë: “Mirë se erdhe, oj bija ime.” Bukurinë e zemrës së vajzës së tij ai e lavdëronte shumë shpesh. Atë e krahasonte me hyritë e xhenetit dhe thoshte: “Vajza ime Fatimeja, është njeri hyri,” Kurdo që ia ledhatonte kokën dhe flokët, thoshte: “Unë mora erë xheneti.”
Kur Hz. Fatimeja u bë vajzë e re, shumë njerëz kërkonin të martoheshin me të. Prandaj Pejgamberi ynë i dashur lutej që ajo të kishte një martesë të mirë. Nga kërkesat më të mëdha të të Nderuarit tonë ishte që vajza e tij të gjente një bashkëshort të përshtatshëm për veten. Atyre që e kërkonin vajzën e tij të bukur, ai u thoshte: “Unë pres urdhrin e Allahut për Fatimenë.”
Psikologjia e burrit
A ekzistojnë tipare të cilat i dallojnë qeniet humane të seksit femër? A është çdo burrë një rast më vete, me cilësi dhe karakter specifik? A ekzistojnë kode që e ndihmojnë femrën ta kuptojë më mirë burrin, përderisa është e detyruar të ndërveprojë me të?A është burri një qenie humane, ashtu siç është dhe gruaja dhe mes tyre nuk ekzistojnë dallime bazuar në lloj, por vetëm në natyrën e secilit dhe mjedisin ku janë rritur?
Bazuar në studimet, hulumtimet dhe historinë e burrit ndër shekuj, gjejmë disa tipare dhe kode të caktuara që e bëjnë unik seksin mashkull dhe e lehtësojnë kuptimin e mënyrës si mendon dhe si sillet. Mesa duket, këto tipare të përbashkëta kanë rrënjë biologjike dhe rrënjë që i përkasin rolit të tij në shoqëritë e ndryshme.
Ajo për të cilën nuk ka dyshim, është se përbërja fizike, muskulore, hormonet mashkullore, rolet që ka luajtur gjatë historisë si puna e rëndë, mbrojtja e familjes, lufta, administrimi dhe kujdesi për familjen etj... e bëjnë burrit të dallueshëm nga gratë. Por kjo nuk i hedh poshtë dallimet individuale brenda seksit mashkull, ashtu siç i gjejmë edhe tek seksi femër.
Tani, do të pasqyrojmë tiparet e përgjithshme dhe më kryesoret, të cilat na ndihmojmë të dëshifrojmë personalitetin e burrit:
Xhamia e Namazgjasë, projekti 30 milionë euro
Brenda tre vjetësh në kryeqytet do të ketë përfunduar tërësisht ndërtesa e xhamisë së Namazgjasë. Pas shumë vitesh dhe pas shumë kërkesash më në fund është arritur të gjendet konsensusi mes pronarit të truallit dhe Komunitetit Mysliman.
Pavarësisht diskutimeve dhe debateve lidhur me vendin ku do të ndërtohej xhamia e re e kryeqytetit, përfshirja e politikës, apo çështje të tjera të lidhura me klasiken apo modernen, besimtarët kanë gjetur paqe. Për ta ka rëndësi ngritja e xhamisë, më pas të tjerat janë probleme minimale.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për nisjen e punimeve dhe marrëveshja me bashkinë për të sjellë një objekt kulti gjithëpërfshirës edhe për sa u takon lehtësive në komunitet plotëson kërkesat bazike të Komunitetit Mysliman për të nisur zbatimin e projektit.
Trualli i Namazgjasë është 7 mijë metra katrorë gjithsej, xhamia do të jetë rreth 2500 metër katror. Kapaciteti i objektit të kultit do të jetë për të pritur rreth 5 mijë persona. Një sallë konferencash do të jetë me kapacitet për të mbajtur 400 persona. Sipas projektit të ndërtimit, brenda hapësirës së Namazgjasë është planifikuar të ndërtohet një bibliotekë me libra dhe botime të ndryshime, kombëtare dhe ndërkombëtare për të gjithë qytetin dhe jo vetëm botime të karakterit fetar. Biblioteka do të ketë një hapësirë rreth 200 metra katrorë.
Gjermania, ngritja dhe ndikimi

Data 30 Prill 1945, shënoi pikën e rrënimit përfundimtar të Gjermanisë. Ishte data e vetëvrasjes së Adol Hitler-it, pas pushtimit të forcave aleate të kryeqytetit Berlin. Ishte data e shpalljes së humbjes së Gjermanisë në luftën e Dytë botërore, pasi ishin shkatërruar shumica e qyteteve, ishte rrënuar krejtësisht ekonomia dhe ushtria, ishte ndarë vendi në dy shtete, Republika Federale Gjermane dhe Republika Demokratike Gjermane, si dhe i ishin marrë territore nga Polonia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca. Kjo shkaktoi shpërnguljen e 12 milionë gjermanëve të cilët jetonin në Evropën lindore, përveç tetë milionë të tjerëve të zënë robër në burgjet e vendeve aleate, të cilët përdoreshin për punë për ndërtimin e veprave të shkatërruara nga ushtria naziste, saqë Bashkimi Sovjetik i mbajti robërit e luftës deri në vitin 1956. Franca mori dy milionë robër gjermanë nga Amerika dhe Britania.
Hekurudhat e vendit ishin totalisht të shkatërruara, ushtria sovjetike i kishte çmontuar makineritë e fabrikave dhe uzinave dhe i kishte transportuar për në Rusi, banorët gjermanë duheshin “riedukuar” për ti pastruar nga idetë naziste, mbi 90% e administratës të sistemit të drejtësisë u hoqën nga vendet e punës, u mbyllën institucionet e mediave, madje dhe shkollat, derisa të pastroheshin nga idetë naziste. [1]
Freskimi i fundit ( E Hënë, 13 Maj 2013 11:24 )
Pas vështirësive, vjen lehtësimi

Ky ajet kuranor përcjell mirësi të shumta tek lexuesi, pasi ai përmban sihariq për besimtarët se vuajtja ka fundin e saj sado të zgjasë, se errësira pasohet nga drita e agimit. Fenomeni i alternimit të mirës me të keqen, është një fenomen që ndodh paralelisht si në univers, ashtu dhe në botën shpirtërore dhe materiale të njeriut. Njeriu gjendet mes suksesit dhe dështimit, mes vajtjes dhe ardhjes, të mirës dhe të keqes. Sprovat janë një nga tiparet e jetës së kësaj bote.
Ky ajet, përcillte shpresë dhe optimizëm në zemrat e shokëve të Profetit a.s, Zoti qoftë i kënaqur me ta, të cilët jetonin në kushte të vështira. Zoti ua konfirmonte premtimin e Tij, se situata do të përmirësohej.
Abdullah ibnu Mesudi thoshte:”Nëse vështirësia do të ishte strukur brenda një shkëmbi, lehtësimi do gjurmojë derisa ta gjejë dhe ndryshojë.”Ajeti është një sihariq për njerëzit në vuajtje dhe në telashe, se pas vuajtjeve të tyre, do të pasojë lehtësimi dhe mirësia.
Sihariqi në kohë disfatash
Sot, ne kemi më shumë se kurrë nevojë për sihariqe dhe përgëzime, si ajeti në fjalë. Myslimanët ballafaqohen me një sërë disfatash, dështimesh dhe vuajtjesh. Tek një pjesë e mirë e tyre dominon frymë pesimiste dhe demoralizimi. Ata ndjejnë se u ka humbur shpresa dhe ndihen të dorëzuar dhe të pafuqishëm përballë zhvillimeve dhe situatave që u imponohen. Këtë gjendje e kanë përkeqësuar dhe ato që njihen si “Zhargoni i rrugës së mbyllur”, i cili karakterizohet nga ankesat e përhershme nga gjithçka dhe për çdo gjë, zhgënjimi i miqve, komplotet e armiqve, trashëgimia e paraardhësve, sjelljet e fëmijëve dhe nipërve etj...
Freskimi i fundit ( E Hënë, 13 Maj 2013 11:26 )
Moralet japoneze
Fëmijët japonezë, i pastrojnë vetë shkollat çdo ditë çerek ore, bashkë me mësuesit e tij. Kjo ka bërë që ata të jenë modestë dhe të fiksuar pas pastërtisë.
Qytetarët japonezë që mbajnë qen në shtëpi, gjithmonë, kur dalin me kafshët e tyre, me vete mbajnë dhe një çantë me mjete për pastrimin e mbetjeve të qenit. Pastërtia është morali kryesor i japonezëve.
Punonjësi i pastërtisë në Japoni thirret si inxhinier shëndeti dhe merr rrogë nga 5000 deri në 8000 dollarë amerikanë. Punonjës të tillë, u nënshtrohen testeve të ndryshme para se të merren në punë.
Japonia nuk ka burime natyrore dhe përballet me qindra tërmete çdo vit, megjithatë ajo është ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Qyteti Hiroshima i është kthyer lulëzimit ekonomik siç ishte para se të bjerë bomba atomike vetëm brenda dhjetë vitesh.


























